spot_img
E enjte, 5 Mars, 2026
20:50
HomeSiguriaPoliciaPolicia e Ferizajt kap armë dhe fishekë në shtëpinë e një 76-vjeçari

Policia e Ferizajt kap armë dhe fishekë në shtëpinë e një 76-vjeçari

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Policia e Ferizajt i ka gjetur një pushkë gjuetie, një revole dhe disa fishekë një 76-vjeçari nga fshati “Dardani”.

Në njoftimin e Policisë thuhet se ata e pranuan këtë informacion në mesditë, ndërsa më pas Njësiti i Hetimeve “ka kontaktuar” me personin dhe ia ka konfiskuar armët.

- Advertisement -

“Me datë 23.02.2025, rreth orës 12:15, Njësiti i Hetimeve të stacionit policor në Ferizaj ka pranuar informacionin se një person, mashkull, kosovar, 76 vjeç, nga fshati Dardani, Ferizaj, po mbante në pronësi armë zjarri me leje të skaduar që nga viti 2021”, thuhet në njoftim.

“Pas pranimit të kësaj informate, Njësiti i Hetimeve ka kontaktuar me personin, i cili mbante në mënyrë të paautorizuar armë zjarri. Si rezultat, në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar: – 1 pushkë gjuetie, 35 fishekë gjuetie- 1 pistoletë (revole) me 47 fishekë”, thuhet tutje në njoftimin e Policisë.

- Advertisement -

Policia e Ferizajt tha se me autorizim të prokurorit të shtetit, është iniciuar procedura për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, ndërsa i dyshuari është liruar.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat