spot_img
E shtunë, 22 Nëntor, 2025
05:21
HomeSiguriaPoliciaGoditet grupi kriminal që falsifikonte dokumente, arrestohen shtetas nga Kosova e Shqipëria

Goditet grupi kriminal që falsifikonte dokumente, arrestohen shtetas nga Kosova e Shqipëria

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Policia në Shqipëri ka njoftuar se ka goditur grupin kriminal me pjesëtarë shtetas të Kosovës e të Shqipërisë, duke arrestuar gjashtë persona.

Po ashtu, janë sekuestruar 15 dokumente të huaja dhe shqiptare që dyshohet se janë false.

- Advertisement -

“Në kuadër të këtij operacioni, u arrestuan në flagrancë shtetasit K. D., 35 vjeç, banues në Tiranë, K. G., 57 vjeç, banues në Prizren, dhe G. L., 28 vjeç, banues në Kaçanik.

Gjithashtu, u ndaluan me iniciativë shtetasit K. D., 56 vjeç, L. B., 58 vjeç dhe E. D., 20 vjeçe, të tre banues në Tiranë.”

- Advertisement -

Ata dyshohet se falsifikonin dokumente të ndryshme me qëllim shitjen e shtetasve që synonin të lëviznin ilegalisht, drejt shteteve që kërkojnë viza.

Gjatë këtij operacioni, u sekuestruan me cilësinë e provës materiale:

-3 pasaporta dhe 3 karta identiteti amerikane;

-2 pasaporta, 2 karta identiteti dhe 1 leje drejtimi italiane;

-1 pasaportë dhe 1 leje drejtimi angleze;

-1 leje drejtimi rumune;

-1 kartë identiteti shqiptare.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat