Trashëgimia jonë kulturore dhe historike vazhdon të tërheqë gjithnjë e më shumë vizitorë.
Ministri i Turizmit Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja deklaroi sot se 42,251 vizitorë vendas dhe të huaj kanë zgjedhur të përjetojnë historinë nga afër gjatë dy muajve të parë të vitit 2026.
Gonxhja bën me dije se 21,134 prej tyre kanë vizituar muzetë kombëtarë, 14,394 parqet arkeologjike dhe 6,723 kalatë dhe monumentet e kulturës.
Gjithashtu, ministri Gonxhja pohon se 3 sitet më të vizituara janë Parku Arkeologjik Shkodër me 8,587 vizitorë, muzeu kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” me 8,176 vizitorë si dhe kalaja e Gjirokastrës me 5,513 vizitorë. /atsh



