spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
04:51
HomeRajoniMaqedonia e VeriutJep dorëheqje kryetari i komunës së Koçanit, Lupço Papazov

Jep dorëheqje kryetari i komunës së Koçanit, Lupço Papazov

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Pas tragjedisë me zjarrin në diskotekën “Puls”, ku jetën deri tash është konfirmuar se e kanë humbur 59 persona, dorëheqje ka dhënë kryetari i komunës së Koçanit, Lupço Papazov.

Kujtojmë se Papazov është kuadër i partisë në pushtet VMRO-DPMNE. Lajmin e ka konfirmuar në rrjetet sociale vet Papazov.

- Advertisement -

“Në këto momente të vështira për vendin tonë dhe për mua personalisht, dua të njoftoj se po dorëzoj dorëheqjen time të parevokueshme nga pozita e kryetarit të Komunës së Koçanit. Kjo humbje është e madhe! Nuk ka fjalë që mund të përshkruajnë dhimbjen që ndjejmë të gjithë”, ka shkruar mes tjerash Papazov. /tv21

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat