spot_img
E shtunë, 11 Prill, 2026
00:45
HomeKosovaGrabovci: LVV-ja më linçoi politikisht, sot është më e korruptuara në histori

Grabovci: LVV-ja më linçoi politikisht, sot është më e korruptuara në histori

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Adem Grabovci, ish-deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka akuzuar partinë e Albin Kurtit, Lëvizjen “Vetëvendosje” për hipokrizi dhe përfshirje në korrupsion masiv.

Ai kujton se dikur ishte cak i sulmeve të shumta nga Vetëvendosje, që e shënjestroi si simbol të kapjes së shtetit ndërsa sot sipas tij, janë pikërisht ata që udhëheqin me aferat më të mëdha korruptive që ka parë ndonjëherë Kosova.

- Advertisement -

Grabovci tha se përfaqësuesit aktualë të pushtetit, përkundër akuzave të shumta po shpërfillin ligjin dhe po e zhbëjnë besimin qytetar ndaj institucioneve.

“Sot jemi dëshmitarë të gjithë se nga i pari përfaqësues i qeverisë nuk i përgjigjet drejtësisë e i shpërfill ato e mos të flasim për afera jo vetëm të punësimeve, por edhe të aferave tjera korruptive që asnjëherë në historinë e Kosovës nuk ka ndodhur korrupsion më i madh sesa që po ndodh sot para syve tonë. Do ta ndjej veten shumë të fyer nëse dikush më krahason me këta njerëz të korruptuar, inskenues, mashtrues, të pandershëm, e as përfaqësues të qytetarëve”, ka deklaruar Grabovci për “Front Online”.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat