spot_img
E mërkurë, 11 Mars, 2026
22:31
HomeKosovaGrafite përçarëse në Mitrovicën e Veriut, po hetohen rrethanat

Grafite përçarëse në Mitrovicën e Veriut, po hetohen rrethanat

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Një incident është raportuar në rrugën “Nemanjina” në Mitrovicë të Veriut, ku në muret e një muzeu janë vërejtur grafite me simbole përçarëse.

Sipas ankesës së një qytetari kosovar, në murin e jashtëm të muzeut dhe brenda objektit janë gjetur të shkruara katër simbole “C” në alfabetin cirilik, të realizuara me ngjyrë të zezë.

- Advertisement -

Autoritetet kanë njoftuar menjëherë prokurorin, ndërsa rasti po hetohet si nxitje e përçarjes dhe mosdurimit.

Policia ka nisur hetimet për të identifikuar autorët e këtij veprimi.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat