Granit Plava, i akuzuar për vrasjen e Liridona Ademajt, ka dhënë një dëshmi tronditëse ku pretendon se Naim Murseli i kishte ofruar 1,300 euro pagë mujore dhe luks në këmbim të marrjes së fajësisë.
Plava ka deklaruar para organeve të drejtësisë se Murseli e kishte joshur me pushtet, duke i premtuar se do ta nxirrte nga burgu brenda dy viteve nëse ai pranonte të kryente krimin.
Në dëshminë e tij, i akuzuari përmend edhe emra të njohur të politikës, duke pretenduar se Naim Murseli i kishte thënë se ka mbështetje të lartë për t’i shpëtuar drejtësisë.
Plava e përshkruan Naimin si një person që vinte nga jashtë dhe sillej si “boss”, gjë që e bënte atë të ndihej i privilegjuar që qëndronte në shoqërinë e tij dhe të Kushtrim Kokallës.



