spot_img
E enjte, 9 Prill, 2026
06:13
HomeKosovaGrenell: E turpshme që Thaçi po mbahet në burg, Haga është e...

Grenell: E turpshme që Thaçi po mbahet në burg, Haga është e rrënuar

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

I dërguari i posaçëm i ish-presidentit amerikan Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka rikujtuar edhe një herë se ishte prokurori Jack Smith ai që urdhëroi arrestimin e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Në një postim në rrjetin social “X”, Grenell ka theksuar se arrestimi i Thaçit ndodhi në vitin 2020, pikërisht në kohën kur administrata Trump po angazhohej intensivisht për të arritur një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

- Advertisement -

“Jack Smith (po, ai) e arrestoi Hashim Thaçin në vitin 2020, në kohën kur Donald Trump ishte duke punuar për marrëveshjen Kosovë-Serbi. Është e turpshme që ai ende gjendet në burg. Është një mashtrim. Haga është e rrënuar”, ka shkruar Grenell.

- Advertisement -

Ish-presidenti Thaçi u arrestua vetëm pak javë përpara se Kosova dhe Serbia të nënshkruanin marrëveshjen për normalizim ekonomik në Shtëpinë e Bardhë, në shtator të vitit 2020.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat