I dërguari i posaçëm për Misione të Posaçme i presidentit amerikan Donald Trump, Richard Grenell, ka reaguar sërisht ndaj Dhomave të Specializuara në Hagë.
Ai e ka cilësuar këtë gjykatë si “tërësisht të korruptuar”, ndërsa kërkoi që të ndërpritet financimi i tyre.
Përmes një postimi në rrjetin social X, Grenell ka përmendur rastin e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili ndodhet në paraburgim tash e më shumë se pesë vjet.
“Haga është tërësisht e korruptuar dhe duhet t’i ndërpritet financimi. Jack Smith ishte një nga prokurorët e tyre që arrestoi presidentin në detyrë të Kosovës më shumë se pesë vjet më parë. Ai ende ndodhet në burg. Gjykimi ka filluar vetëm së fundmi”, ka shkruar Grenell.