spot_img
E mërkurë, 8 Tetor, 2025
22:43
HomeBotaGreta Thunberg: Në Gaza po ndodh 'gjenocid'

Greta Thunberg: Në Gaza po ndodh ‘gjenocid’

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Aktivistja suedeze e paqes Greta Thunberg ka deklaruar se në Gaza “po ndodh një gjenocid para syve tanë”.

Këto komente ajo i bëri pasi arriti në kryeqytetin e Greqisë, Athinë.

- Advertisement -

“Askush nuk ka privilegjin të thotë se nuk jemi në dijeni të asaj që po ndodh. Askush në të ardhmen nuk do të jetë në gjendje të thotë se nuk e dinim. Sipas ligjit ndërkombëtar, shtetet kanë një detyrim ligjor për të vepruar për të parandaluar dhe ndaluar një gjenocid. Kjo do të thotë t’i jepet fund bashkëfajësisë, të ushtrohet presion i vërtetë dhe të ndërpritet transferimi i armëve. Ne nuk po e shohim këtë. Nuk po shohim as minimumin e domosdoshëm nga qeveritë tona”.

Ajo shtoi se sistemet ndërkombëtare “po i tradhtojnë palestinezët” dhe “nuk janë në gjendje as të parandalojnë krimet më të këqija që të ndodhin”.

- Advertisement -

“Nuk do ta kuptoj kurrë, kurrë, se si njerëzit mund të jenë kaq të këqij saqë qëllimisht do të linin të uritur miliona njerëz që jetojnë të bllokuar nën një rrethim të paligjshëm, si vazhdim i dekadave e dekadave të shtypjes mbytëse, aparteidit dhe pushtimit”, thotë Thunberg.

Ajo deklaroi se flotilja humanitare ishte “përpjekja më e madhe ndonjëherë për të thyer rrethimin e paligjshëm dhe çnjerëzor të Izraelit nga deti”.

Edhe diplomati më i lartë i Vatikanit, Kardinali Pietro Paroli ka kritikuar “masakrën e vazhdueshme” të Izraelit në Gaza.

Duke folur përpara përvjetorit të dytë të ndërhyrjes së Hamasit në Izrael më 7 tetor 2023, e cila shkaktoi luftën e quajti sulmin “çnjerëzor dhe të pambrojtshëm” dhe i kërkoi Hamasit të lirojë pengjet e mbetura.

“Ata që sulmohen kanë të drejtë të mbrohen, por edhe mbrojtja legjitime duhet të respektojë parimin e proporcionalitetit. Lufta e zhvilluar nga ushtria izraelite për të eliminuar militantët e Hamasit shpërfill faktin se ajo po synon një popullsi kryesisht të pambrojtur, tashmë të shtyrë në prag të rrënimit, në një zonë ku ndërtesat dhe shtëpitë janë shndërruar në rrënoja. Është… e qartë se bashkësia ndërkombëtare, për fat të keq, është e pafuqishme dhe se vendet vërtet të afta për të ushtruar ndikim deri më tani kanë dështuar të veprojnë për të ndaluar masakrën që po vazhdon”, tha Parolin, i cili është sekretari i shtetit i Vatikanit dhe një nga zëvendësit kryesorë të Papa Leos.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat