spot_img
E enjte, 20 Nëntor, 2025
01:31
HomeKulturëGruaja e mozaikut “Shqipëria” tashmë pa flokë!

Gruaja e mozaikut “Shqipëria” tashmë pa flokë!

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Një ndërhyrje artistike e Blerta Kambos në fasadën e Muzeut Historik kombëtar, ka shkaktuar debat në Tiranë. Nën titullin “Dielli i ditës tjetër”, Kambo ka rikonceptuar një prej personazheve të mozaikut “Shqipëria”.

Instalacioni i përkohshëm që nuk ndërhyn mbi mozaik, po i mbivendos atij një shtresë, që nuk prek as nuk dëmton veprën, është një përkushtim për forcën dhe guximin; për betejën, qëndresën dhe rilindjen.

- Advertisement -

Ajo i kushtohet grave që preken nga kanceri i gjirit. Por debatet e kanë shoqëruar instalacionin herë duke e asociuar me ligjin për barazinë gjinore e herë të tjera, duke e akuzuar se ka prekur shenjtërinë e mozaikut.

News24 pyeti artistin dhe skenografin Bashkim Zahaj, se si e sheh ndërhyrjen mbi mozaik.

- Advertisement -

Mes etiketimeve per provokim e fyerje, vepra e riktheu vëmendjen te ndërgjegjësimi ndaj një problemi të thellë social. Doemos, problemi merr zgjidhje me politika të qenësishme, por arti, edhe kur etiketohet si ekzibicion, ka mundësi vetëm të trazojë ujërat

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat