spot_img
E diel, 5 Prill, 2026
04:40
HomeKosova“Gruaja më e votuar në zgjedhjet e fundit, historik i guximit e...

“Gruaja më e votuar në zgjedhjet e fundit, historik i guximit e vendosmërisë”

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Arjeta Fejza, ishte e radhës nga bashkëpartiakët e Albulena Haxhiut në urimin e lëvdatat për të pasi u ngarkua me ushtrimin e detyrës së presidentes së vendit.

Fejza tha se në këtë post erdhi gruaja më e votuar e zgjedhjeve të fundit, ndërsa tha se e ka një historik të “guximit dhe vendosmërisë”.

- Advertisement -

“Nga sot, pozitën e ushtrueses së detyrës së Presidentit do ta mbajë gruaja më e votuar në zgjedhjet e fundit, kryeparlamentarja Albulena Haxhiu. Haxhiu ka treguar përkushtim dhe seriozitet në çdo funksion politik që ka pasur, si brenda Lëvizjes Vetëvendosjes, ashtu edhe në institucionet e Republikës sonë. Një historik i tillë i guximit dhe vendosmërisë, e duke qenë e pakompromist në çështjet më të rëndësishme të shtetësisë ka bërë që figura e saj të vlerësohet gjithmonë lartë nga qytetarët e Kosovës. Urimet e mia më të sinqerta, e dashura Albulenë”, shkroi ajo.

Në një postim pak më parë, profilin e Haxhiut e lavdëroi edhe deputeti Adnan Rrustemi.

- Advertisement -

“Si Kryetare e Kuvendit, znj.Albulena Haxhiu sipas fuqisë së Kushtetutës, nga sot e deri në zgjedhjen e Presidentit, do ta ushtrojë detyrën e Presidentes së Republikës për të garantuar vazhdimësi institucionale. Një politikane e angazhuar fuqishëm për të mirën publike e interesin shtetëror kudo ku ka qenë e angazhuar, jam i bindur se edhe nga detyra e Presidentes së Republikës, lajtmotiv të veprimeve të saj do ta ketë vetëm interesin shtetëror”, shkroi ai.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat