spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
09:29
HomeRajoniMaqedonia e VeriutGrubi reagon pasi u fut në listën e zezë të SHBA-ve

Grubi reagon pasi u fut në listën e zezë të SHBA-ve

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Arban Grubi ka reaguar pasi Departamenti i Shtetit Amerikan ka publikuar së fundmi listën e zezë e ku nga Maqedonia e Veriut, u shtua emri i tij dhe i Enver Bexhetit, gjyqtar në Gjykatën e Apelit të Maqedonisë së Veriut.

Përmes një postimi në Facebook – ai tha se ky vendim e ka prekur atë drejtpërdrejt dhe personalisht.

- Advertisement -

Grubi ka shtuar  se vazhdimisht është angazhuar për vlerat demokratike dhe këto vlera thotë se do ta përcjellin në çdo veprim të tij.

“Në mungesë të informacionit të detajuar, u njoha nga mediat për vendimin e sotëm të Departamentit të Shtetit. Si një person që jetën time publike ia kam kushtuar mbrojtjes së vlerave demokratike perëndimore dhe që gjithmonë kam punuar me përkushtim për anëtarësimin e vendit në NATO dhe Bashkimin Europian, ky vendim më prek drejtpërdrejt dhe personalisht. Do të angazhohem me gjithë përkushtimin dhe maksimalisht, së bashku me miqtë dhe partnerët tanë, me të cilët kemi ndarë vizionin dhe punuar ndër vite për integrimin e vendit në strukturat euroatlantike, për të zbardhur plotësisht këtë çështje. Transparenca dhe përkushtimi ndaj vlerave demokratike do të vazhdojnë të jenë shtylla kryesore e çdo veprimi tim”, ka thënë Grubi.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat