spot_img
E hënë, 6 Prill, 2026
14:56
HomeKosovaGucati e Syla zhvillojnë takime të rëndësishme në parlamentin zviceran

Gucati e Syla zhvillojnë takime të rëndësishme në parlamentin zviceran

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Sot, në Parlamentin e Zvicrës, kryetari i OVLUÇK-së, Hysni Gucati dhe nënkryetari Gazmend Syla u takuan me deputetin Zvicran, Reto Nause dhe me deputetë të tjerë të Parlamentit të Zvicrës.

Ata në këtë vizitë në Parlamentin e Zvicrës shoqëroheshin nga veprimtari Sali Bislimi, i cili jeton dhe vepron në këtë shtet.

- Advertisement -

“Në emër të gjithë veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kryetari Gucati e falënderoi z. Nause për pritjen e ngrohtë dhe mundësinë që na dha për të paraqitur shqetësimet tona lidhur me trajtimin e bashkëluftëtarëve tanë që gjenden në Dhomat e Specializuara në Hagë. Ky takim përfaqëson një hap domethënës drejt ngritjes së zërit tonë në arenën ndërkombëtare, për të kërkuar drejtësi dhe respekt për ata që luftuan për lirinë e popullit tonë”, ka njoftuar OVL-UÇK.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat