spot_img
E enjte, 20 Nëntor, 2025
01:30
HomeKosovaDrejtësiaGucati: Gjykata Speciale po dëmton gjithë kombin shqiptar

Gucati: Gjykata Speciale po dëmton gjithë kombin shqiptar

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, ka marrë pjesë në protestën që po mbahet para Parlamentit Evropian në Strasburg, kundër procesit gjyqësor që po zhvillohet në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Gucati deklaroi se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka qenë një forcë çlirimtare dhe jo “organizatë e përbashkët kriminale”, siç pretendohet në aktakuzat e Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

- Advertisement -

“UÇK nuk ka qenë organizatë e përbashkët kriminale. Ajo ka qenë ushtri çlirimtare që luftoi për ta çliruar Kosovën nga forcat serbe. Jemi këtu për t’i thënë ‘stop’ padrejtësisë që po bëhet në Hagë,” u shpreh Gucati para protestuesve.

Ai akuzoi Gjykatën Speciale se ka devijuar nga mandati i saj, duke përdorur, siç tha, “dëshmitarë të fabrikuar” kundër ish-krerëve të UÇK-së.

- Advertisement -

“Jam dëshmitari i gjallë, si edhe shumë shokë tanë që kemi qenë në burgjet famëkeqe. Kjo që po ndodh është kundër gjithë kombit shqiptar,” deklaroi ai.

Në vijim, Gucati u bëri thirrje eurodeputetëve që të rishikojnë vendimet e tyre dhe të adresojnë padrejtësitë e mundshme ndaj të akuzuarve në Hagë.

“I themi Parlamentit të Evropës: korrigjoni gabimin. Kërkoni falje ndaj shqiptarëve, ndaj presidentit Hashim Thaçi, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, sepse keni votuar një gjykatë me rezolutë të njëanshme,” theksoi ai.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat