spot_img
E hënë, 6 Prill, 2026
13:24
HomeKosovaGucati kishte përgatitur pyetje për Trendafilovën – ja cilat ishin ato

Gucati kishte përgatitur pyetje për Trendafilovën – ja cilat ishin ato

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kreu i OVL së UÇK-së, Hysni Gucati, deklaroi se si organizatë kanë pasur për qëllim t’ia parashtrojnë disa pyetje kryetares së Dhomave të Specializuara të Kosovës, Ekatarina Trëndafilovës.

Gucati ka thënë që nëse jo personalisht, ata tentuan që këto pyetje t’i parashtrojnë përmes gazetarëve që do të ishin pjesë e konferencës që kishte planifikuar ta mbante Trëndafilova këtë mesditë.

- Advertisement -

“Ne ia bëm të qartë Trëndafilovës se nuk është e mirëseardhur në Kosovë, sa e di unë institucionet e Kosovës nuk kanë drejtë që ta refuzojnë vizitën e saj në Kosovë, kjo vetëm e informon EULEX-in, dhe më pas vije në Kosovë, pa asnjë ftesë. Ne sot deshëm të bëjmë disa pyetje ndaj saj, siç janë: Kur do të hiqen masat ndëshkuese ndaj ish-krerëve të UÇK-së, kur do të lirohen për t’u mbrojtur në liri, pasi dëshmitarët e ZPS-së kanë përfunduar tashmë, si dhe deshta ta pyes se “pse nuk na lejohet neve që ta shkojmë ta vizitojmë” pasi mu ka refuzuar dy herë kërkesa për të vizituar çlirimtarët në Hagë”, ka deklaruar Gucati në “Frontal”.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat