spot_img
E mërkurë, 18 Shkurt, 2026
23:30
HomeKosovaDrejtësiaGucati: Pres që këta burra të lirohen në muajin maj

Gucati: Pres që këta burra të lirohen në muajin maj

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kreu i shoqatës së veteranëve të luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, po e përcjellë nga afër seancën e sotme në Hagë.

Për IndeksOnline, Gucati u shpreh se pret që ish-krerët e UÇK-së të kthehen në shtëpi.

- Advertisement -

“Duke parë zhvillimet e sotme të mbrojtjes, që është shumë e fuqishme, unë pres që në muajin maj të lirohen dhe ta bëjmë një festë të madhe në dy qendrat shqiptare: në Tiranë dhe në Prishtinë.

Shpresoj dhe besoj fuqishëm në pafajësinë e tyre, duke e parë sot mbrojtjen që të gjitha pikat e aktakuzës i hodhën poshtë, të prokurorëve të cilët punuan dhe përpunuan dokumentacione të rrejshme dhe të falsifikuara prej njerëzve që ishin pro Serbisë” deklaroi Gucati.

- Advertisement -

Në Hagë sot po thuhen fjalët përfundimtare në procesin gjyqësor, teksa pas pauzës pritet të flasin vet çlirimtarët: Hashim Thçai, Kadri veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat