spot_img
E premte, 10 Prill, 2026
12:48
HomeKosovaGuri: Dehari, vetëm pretekst për pazare – LVV po fiton kohë

Guri: Dehari, vetëm pretekst për pazare – LVV po fiton kohë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Deputeti më i ri nga radhët e LDK-së, Paris Guri, ka deklaruar se LVV-ja po manipulon me procesin konstituiv të Kuvendit, duke thënë se kjo parti po e përdor deputetin Avni Dehari për të shtyrë seancat dhe për të fituar kohë për pazare politike.

Ai në Klan Kosova tha se dje nuk është ndjekur skenari i paraparë me ligjet e Kosovës për seancën konstituive.

- Advertisement -

“Me ligjet e Kosovës, seancën e parë e udhëheq deputeti më i vjetër dhe ai më i riu. Në këtë rast, deputeti më i vjetër është Avni Dehari. Por sipas ligjit, ai është vetëm udhëheqës i seancës,  nuk ka asnjë kompetencë të kryetarit të Kuvendit”, tha Guri.

Ai shtoi se Sekretariati i Kuvendit ka përgatitur një udhëzim të qartë se çfarë i lejohet dhe nuk i lejohet deputetit që udhëheq seancën.

- Advertisement -

Sipas tij, Vetëvendosje po e përdor këtë pozitë për të zgjatur procesin. “Ata nuk i kanë numrat dhe po e shfrytëzojnë deputetin më të vjetër për t’i shtyrë seancat, derisa të bëjnë pazare me deputetë të caktuar”, tha ai.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat