spot_img
E martë, 30 Dhjetor, 2025
00:37
HomeKosovaGuri: Nuk ishte dita që e kishim imagjinuar

Guri: Nuk ishte dita që e kishim imagjinuar

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Paris Guri, ka reaguar pas rezultatit zgjedhor të 28 dhjetorit.

Përmes një postimi në Facebook, Guri tha se rezultati i së dielës, nuk ishte ai që LDK priste, transmeton Klankosova.tv.

- Advertisement -

Pos tjerash, ai tha se e diela e fundit e vitit 2025 nuk ishte e diela që e kishin imagjinuar “pas gjithë atij angazhimi, sakrifice dhe pune të pandalshme”.

“Por mbi gjithçka, jeni ju, aktiviste, struktura, vullnetare e qytetare. Faleminderit secilit që dha kohë e mund ne gjithë këtë rrugëtim. Qytetarëve që besuan, që na dëgjuan dhe që na dhanë mbështetjen e tyre. Faleminderit kryetarit Abdixhiku, qe me shume mund e sakrifice, ndërtoi një ekip te jashtëzakonshëm, hartoi një program që ishte përtej. E mbi të gjitha nuk e tradhtoi kurrë fjalën e elektoratit”, ka shkruar ai ndër të tjera.

- Advertisement -

Ish-deputeti, po ashtu shtoi se zgjedhjet vijnë e shkojnë, megjithatë sipas tij, ajo që mbetet është vizioni, qëndrueshmëria dhe besimi.

“LDK ka kaluar shumë sfida në historinë e saj. Ka ditur të fitojë, të humbë, por kurrë të dorëzohet. Ka ditur të presë, por gjithmonë ka ditur edhe të ringrihet. Edhe sot, LDK qëndron. Qëndron mbi vlerat e saj. Qëndron mbi njerëzit e saj. Qëndron mbi besimin se politika mund dhe duhet të bëhet ndryshe. Me respekt, me durim dhe me besim. vazhdojmë. Gjithmonë LDK”, shkroi ai.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat