spot_img
E premte, 13 Mars, 2026
20:23
HomeKosovaDrejtësiaHaga mbyll rastin ndaj Thaçit për gjyqin e dytë, dëshmitarët e mbrojtjes...

Haga mbyll rastin ndaj Thaçit për gjyqin e dytë, dëshmitarët e mbrojtjes deri më 24 prill

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Dhomat e Specializuara kanë njoftuar se janë ndryshuar disa prej afateve të vendosura në rastin e dytë kundër Hashim Thaçit dhe të tjerëve sa i përket akuzave për ndërhyrje në administrimin e drejtësisë.

Specialja në një njoftim ka bërë të ditur se afati për mocionet e mbrojtje për rrëzim të akuzave duhet të paraqiten deri më 23 mars, derisa ZPS-ja ka kohë vetëm dy ditë për t’iu përgjigjur atyre.

- Advertisement -

Për të njëjta, gjyqtari ka hapësirë vetëm dy ditë për të marrë një vendim për mocionet.

Deklaratat e hapëse të mbrojtjes do të nisin më 7 prill 2026 dhe më pas do të ketë kohë deri me datën 24 prill për dëgjimin e dëshmitarëve të mbrojtjes.

- Advertisement -

Më 13 mars 2026, ZPS-ja paraqiti një njoftim për mbylljen e çështjes së saj.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat