spot_img
E hënë, 16 Shkurt, 2026
23:26
HomeKosovaDrejtësiaHaga kundër dëshmitarëve perëndimorë: Prokuroria tenton të zhvlerësojë mbrojtjen e krerëve të...

Haga kundër dëshmitarëve perëndimorë: Prokuroria tenton të zhvlerësojë mbrojtjen e krerëve të UÇK-së

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Në dhomat e Specializuara në Hagë, Prokurori James Pache ka ndërmarrë një ofensivë për të rrëzuar dëshmitë e ish-zyrtarëve të lartë perëndimorë që dolën në mbrojtje të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Sipas Prokurorisë, figurat si James Rubin i kanë parë aktivitetet e UÇK-së përmes një lenteje të kufizuar, duke i anashkaluar ato që Prokuroria i cilëson si “prova shkresore” të krimeve.

Prokuroria pretendon se dëshmitarët e mbrojtjes (ish-diplomatët perëndimorë) nuk kishin njohuri të plota për qëllimet dhe aktivitetet reale të udhëheqësve të UÇK-së në terren.

- Advertisement -

Prokurori Pache përmendi specifikisht James Rubin, duke thënë se ai i ka trajtuar komunikatat e UÇK-së thjesht si “manipulim dhe propagandë”, duke dështuar t’i shohë ato si urdhra operacionalë.

Prokuroria këmbëngul se disponon dokumente të cilat dëshmitarët ndërkombëtarë ose nuk i kanë pasur kurrë në dorë, ose kanë zgjedhur t’i anashkalojnë qëllimisht.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat