spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
11:41
HomeKosovaHajdar Beqa: Gratë e Gjakovës, Shtylla Kryesore e Suksesit në Vendimmarrje

Hajdar Beqa: Gratë e Gjakovës, Shtylla Kryesore e Suksesit në Vendimmarrje

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

storm•/Zgjedhjet2025: Hajdar Beqa, kandidat për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, zhvilloi një takim të ngrohtë e frymëzues me gratë demokrate në Gjakovë, duke shpalosur vizionin e tij për një qeverisje gjithëpërfshirëse dhe progresive.

Në këtë aktivitet, u theksua roli i rëndësishëm i grave në jetën politike dhe institucionale, një model që tashmë PDK-ja e ka aplikuar me sukses në nivel kombëtar dhe lokal. Gratë gjakovare janë një shembull i shkëlqyer i përkushtimit dhe përgjegjësisë së lartë në pozitat vendimmarrëse, duke kontribuar drejtpërdrejt në përmirësimin e shoqërisë.

- Advertisement -
Foto nga kandidati per deputet, #hajdarbeqa31

Hajdar Beqa e përmbylli takimin duke vlerësuar gratë si forca kryesore e ndryshimit dhe zhvillimit: “Gratë janë ato që shkrijnë barrierat dhe hapin rrugë për brezat e ardhshëm. Sa më shumë gra në politikë, aq më e fortë dhe më e drejtë bëhet shoqëria jonë.”

Foto te kandidatit per deputet,#hajdarbeqa31

Ky takim, i shoqëruar nga entuziazmi dhe përkrahja e grave, konfirmon vizionin e Hajdar Beqës për një të ardhme ku çdo qytetar, pa dallim, ka zërin dhe rolin e tij në vendimmarrje.

- Advertisement -

#PDK131 #BedriHamza1 #MemliKrasniqi2 #HajdarBeqa31

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat