Hajdar Beqa voton: “Fuqia për ndryshime pozitive është në duart tona”

storm•/KosovaVoton: Kandidati dhe anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hajdar Beqa, ka ushtruar të drejtën e tij për të votuar, duke bërë thirrje për pjesëmarrje masive në zgjedhje.
Pasi votoi, Beqa theksoi se vota është një e drejtë dhe përgjegjësi e secilit qytetar, duke theksuar rëndësinë e saj në ndërtimin e së ardhmes. “Fuqia për ndryshim është në duart tona – bashkë mund ta ndërtojmë të ardhmen që duam,” u shpreh ai.
Ai ftoi të gjithë qytetarët të marrin pjesë në procesin zgjedhor, duke theksuar se çdo votë ka rëndësi për të ardhmen e vendit.



