spot_img
E enjte, 5 Mars, 2026
15:15
HomeKulturë“Hajde me tepru”, ekspozita përmbyllëse e Grand Art Studios në Grand Hotel...

“Hajde me tepru”, ekspozita përmbyllëse e Grand Art Studios në Grand Hotel Prishtina

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Fondacioni Hajde! në bashkëpunim me Instituti Sekhmet organizon edicionin e dytë të Grand Art Studios – “Hajde me tepru”, ekspozita përmbyllëse e rezidencës artistike që do të mbahet në Grand Hotel Prishtina.

Ekspozita sjell punët e artisteve dhe artistëve Ana Morina, Zgjim Zyba dhe Adnit Hoxha, nën kurimin e Anyla Kabashi, transmeton KultPlus.

- Advertisement -

Ky edicion reflekton mbi kolektivitetin si gjendje dhe si proces, duke shqyrtuar mënyrën se si sinjalet qarkullojnë mes trupave, si përvoja ruhet në materiale dhe si hapësirat e përbashkëta formësojnë afrimin apo ndarjen mes njerëzve. Përmes filmit, instalacionit dhe pikturës, ekspozita hulumton inteligjencën kolektive, kujtesën e luftës dhe historitë queer të Grand Hotelit, duke propozuar forma të reja të bashkëveprimit dhe përgjegjësisë së përbashkët.

Hapja e ekspozitës do të mbahet më 6 mars, në katin e gjashtë të Grand Hotel Prishtina, me fillim nga ora 19:30.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat