spot_img
E premte, 10 Prill, 2026
21:14
HomeKosovaHajnia moderne, pushuesve nga Kosova rrjepen në emër të rënies së Euro-s

Hajnia moderne, pushuesve nga Kosova rrjepen në emër të rënies së Euro-s

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Një qytetar nga Kosova, i cili këto ditë kishte pushuar tek Rana e Hedhun, ka rrëfyer për Storm, vjedhjet për siç thotë ai, po i bëjnë ndaj turistëve.

“Një çadër me dy ulëse e kemi paguar me çmimin prej 1200 lekësh apo mbi 12 euro dhe atë jo në fillim të plazhit, por nga mesi e drejtë fundit”, thotë ai.

- Advertisement -

Tutje ai ka shpjeguar një fenomen që sipas tij këtë vit është duke u aplikuar ndaj turistëve.

“Një picë e mesme kushtonte mbi 8 euro, por për çudi kur erdhi kamerieri për të marrë pagesën na the se duhej të paguanim edhe 200 lekë më shumë. Kur e pyeta se për çfarë arsye, më tha se për shkak të rënies të Euro-s, meqenëse unë e pagova ushqimin me këtë valutë. Çfarë faji kam unë që ka ra Euro?”.

- Advertisement -

Ai ka thënë se më nuk do të shkoj në pushime në Shqipëri.

“Unë ka disa vjet që vij në pushime në Shqipëri dhe çdo vit gjejnë mënyra të ndryshme qysh me na vjedh. Me këto çmime unë mund të shkoj edhe në ndonjë vend tjetër. Prandaj, vitin tjetër nuk do të bëj plazh në Shqipëri”, tha i frustruar qytetari.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat