spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
20:18
HomeKosovaDrejtësiaHajredin Kuçi deklarohet i pafajshëm për akuzat e pengimit të drejtësisë

Hajredin Kuçi deklarohet i pafajshëm për akuzat e pengimit të drejtësisë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ish-ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, është deklaruar i pafajshëm lidhur me akuzat për pengim në administrim të drejtësisë.

“Jam plotësisht i pafajshëm. Sot është një prej momenteve të errëta për mua si njeri i drejtësisë, që e ka profesion dhe pasion tërë jetën dhe jam i identifikuar me drejtësi si profesor i drejtësisë për mbi 30 vite, si ish-kryetar i komisionit kushtetues të Republikës së Kosovës, si zëvendëskryeministër për rend dhe ligj për tri mandate dhe ministër i drejtësisë për dy mandate, si anëtar i trupit mbrojtës të kryetarit Veseli”, ka thënë Kuçi në paraqitjen e tij para Speciales.

- Advertisement -

Ai ka theksuar se këtë aktakuzë e sheh si prekje të dinjitetit të tij.

Kuçi akuzohet për pengim të drejtësisë dhe mosbindje ndaj gjykatës. Atij iu bastis shtëpia të enjten, mirëpo nuk u arrestua.

- Advertisement -

Gjykata e Specializuar, po ashtu ngriti edhe katër akuza të reja ndaj katër personave të tjerë të premten, përfshirë një akuzë të re ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat