spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
21:16
HomeBotaAmerikaHakerët kinezë besohet se kanë vënë në shënjestër celularët e Trump dhe...

Hakerët kinezë besohet se kanë vënë në shënjestër celularët e Trump dhe Vance

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Mediat amerikane kanë alarmuar se telefonat e Donald Trump dhe senatorit JD Vance, mund të jenë hakuar nga kinezët.

Duke u thirrur në disa burime, mediat shkruajnë se informatat e para për hakim janë dhënë nga ekipi i fushatës së dy të lartpërmendur, janë mes personave numrat e telefonit të të cilëve besohet të jenë në shënjestër dhe potencialisht të komprometuar.

- Advertisement -

Nuk është e qartë se deri ku është arritur aksesimi në pajisjet e tyre, ndërsa hetuesit kanë nisur punën e tyre.

FBI dhe Agjencia e Sigurisë Kibernetike dhe Sigurisë së Infrastrukturës kanë dalë me deklaratë, por nuk kanë përmendur nëse hetimet janë të përqendruara edhe për telefonat e Trump dhe Vance.

- Advertisement -

“Qeveria e SHBA po heton aksesin e paautorizuar në infrastrukturën komerciale të telekomunikacionit nga aktorë të lidhur me Republikën Popullore të Kinës”, tha FBI dhe Agjencia e Sigurisë Kibernetike dhe Sigurisë së Infrastrukturës në një deklaratë.

“Pasi FBI identifikoi një aktivitet të veçantë keqdashës që synonte sektorin, FBI dhe Agjencia e Sigurisë Kibernetike dhe Sigurisë së Infrastrukturës (CISA) njoftuan menjëherë kompanitë e prekura, dhanë asistencë teknike dhe ndanë me shpejtësi informacionin për të ndihmuar viktimat e tjera të mundshme”.

Duke iu përgjigjur lajmit, fushata e Trump u përpoq të fajësojë Zëvendës Presidenten Kamala Harris dhe administratën Biden, duke thënë se ata “po inkurajojnë Kinën dhe Iranin të sulmojnë infrastrukturën kritike amerikane, për të parandaluar kthimin e Presidentit Trump në Shtëpinë e Bardhë”.

Ndërkohë, New York Times, shkruan se fushata e harkimit përfshinte zyrtarë të dy kampeve pa përjashtim.

Hetimi ka vijuar prej disa kohësh dhe së fundmi forcat e rendit kanë nisur të njoftojnë persona të ndryshëm që ishin në shënjestër të kësaj fushate kibernetike.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat