spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
00:07
HomeBotaAziaHakerët pro-izraelitë godasin Iranin ia marrin 90 milionë dollarë

Hakerët pro-izraelitë godasin Iranin ia marrin 90 milionë dollarë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Në një zhvillim të ri mes tensioneve në rritje Izrael–Iran, një grup hakerësh pro-izraelitë kanë kryer një sulm kibernetik të bujshëm, duke arritur të vjedhin mbi 90 milionë dollarë në kriptovaluta nga shkëmbimorja më e madhe iraniane. Lajmi është bërë publik sot nga burime ndërkombëtare të specializuara në çështjet e sigurisë kibernetike dhe ekonomisë digjitale.

Kjo goditje vjen në një moment kur spekulimet për një konflikt të mundshëm ushtarak mes dy shteteve janë intensifikuar ndjeshëm. Ekspertët e sigurisë kibernetike vlerësojnë se ky është një ndër sulmet më të mëdha të profilit financiar kundër infrastrukturës digjitale iraniane.

- Advertisement -

Deri tani autoritetet iraniane nuk kanë dalë me ndonjë deklaratë zyrtare për humbjet e raportuara, ndërkohë që qeveria izraelite nuk ka komentuar mbi rolin eventual të agjencive të veta në këtë sulm.

Situata mbetet e tensionuar, ndërkohë që fronti kibernetik duket se po bëhet një fushëbetejë e re në konfliktin Izrael–Iran.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat