spot_img
E shtunë, 7 Mars, 2026
07:20
HomeKosovaHalil Çadraku vazhdon dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Halil Çadraku vazhdon dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë po dëshmon për të tretën ditë dëshmitari Halil Çadraku në procesin gjyqësor ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Ekipet e mbrojtjes njoftuan se nuk kanë pyetje për këtë dëshmitar, duke përshirë edhe mbrojtjen e Krasniqit. Kurse, pyetje shtesë për dëshmitarin pati prokurori James Pace.

- Advertisement -

Dëshmitari kishte thënë se Ilmi Reçica dhe Ferat Shala ishin homologet e tij për zonën e Drenicës dhe atë të Nerodimës e që nuk e dinte se çfarë pune bënin ata.

Ndërsa, sipas prokurorit, dëshmitari kishte thënë se këta dy persona ose kanë qenë zëvendës të Veselit ose anëtarë të ekipit të tij.

- Advertisement -

“Unë mendoj që këtë deklaratë e kam dhënë në vitin 2019 pranë ZPS-së. 20 vite pas luftës edhe njohuritë e mija me Ilmi Reçicën dhe Ferat Shalën, tani i njoh por nuk me kujtohet konkretisht se kur i kam parë ata dy. Mund të kem thënë se mendoj për shkak se ata pas luftës kanë punuar si bashkëpunëtor ë Kadri Veselit, ashtu kam dëgjuar. Mendoj që në këtë kontekst e kam thënë. Mirëpo, gjatë luftës e kam thënë dhe e them se unë nuk jam takuar, nuk kam bashkëpunuar, nuk kemi dhënë urdhra ose marrë në bazë të sektorit”, ka deklaruar Çadraku.

Këtu ndërhyri edhe avokati kujdestar i Çadrakut, Arianit Koci i cili kërkoi që pyetjet të iu shfaqen në ekran edhe në gjuhën shqipe përveç asaj në gjuhën angleze.

Pasi dëshmitari e sqaroi deklaratën e tij për ZPS-në, kjo e fundit nuk pati pyetje më për dëshmitarin.

Në fillim të seancës, mbrojtja e Veselit kundërshtoi përdorimin e disa dokumenteve si dhe pranimin e tyre në prova.

Një ndër këto dokumente ishte edhe deklarata e Ferat Shalës që sipas avokatit i njëjti nuk është thirrur për të dëshmuar ose dëshmia e tij nuk është pranuar përmes ndonjë rregullore ‘lex specialist’.

Kryegjyqtari tha se asnjë palë nuk e ka parashtruar këtë deklaratë të Ferat Shalës për t’u pranuar në prova materiale. Ndërsa, avokati Dixon tha se mund të kërkohet ndërkohë. Megjithatë për këtë çështje, kryegjyqtari tha se do të merret me vonë vendimi.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat