Eurostar tha në një postim në faqen e saj të internetit të martën pasdite se shërbimet e trenave përmes Tunelit të Kanalit kanë rifilluar, por ende po i këshillon pasagjerët të rezervojnë data alternative.
“Problemi me furnizimin me energji elektrike nga lart mbetet dhe ne i këshillojmë fuqimisht të gjithë pasagjerët tanë që ta shtyjnë udhëtimin e tyre në një datë tjetër. Ju lutemi mos ejani në stacion nëse treni juaj konfirmohet si i anuluar”, tha kompania.
Bllokada ndodhi pas problemeve me furnizimin me energji elektrike dhe një tren u prish në tunel, duke shkaktuar kaos udhëtimi për qindra pasagjerë si në Francë ashtu edhe në Mbretërinë e Bashkuar.
“Na vjen keq që trenat që mund të qarkullojnë do të jenë subjekt i vonesave të mëdha dhe anulimeve të mundshme në minutën e fundit. Ju lutemi kontrolloni për përditësime të drejtpërdrejta mbi statusin e trenit tuaj në faqen e statusit dhe orareve të trenit”, tha tutje Eurostar.
Çdo tren, që transporton rreth 500 pasagjerë, do të mbushet plotësisht me udhëtarë, shërbimet e të cilëve më parë u anuluan.



