Hamasi ka akuzuar Izraelin për refuzimin e marrëveshjes së pengjeve dhe futjen e kushteve të reja, njoftuan mediat në gjuhën arabe të mërkurën.
“Përpjekjet për negociata vazhdojnë me zell. Lëvizja ka treguar përgjegjësi dhe fleksibilitet, por Izraeli ka vendosur kushte të reja, të cilat kanë çuar në shtyrjen e arritjes së marrëveshjes që ishte në dispozicion”, thuhet në deklaratën e lëshuar.



