spot_img
E premte, 16 Janar, 2026
14:35
HomeKosovaHamza dhe shefja e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë diskutojnë raportet dypalëshe

Hamza dhe shefja e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë diskutojnë raportet dypalëshe

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, zhvilloi sot një takim me Shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë në Kosovë, Heleni Vakali, ku u diskutuan zhvillimet e fundit politike në vend, marrëdhëniet dypalëshe dhe proceset me interes të ndërsjellë.

Hamza shprehu mirënjohjen e tij për rolin konstruktiv të Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë në Kosovë, duke vlerësuar kontributin e saj në forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.

- Advertisement -

Duke folur për zhvillimet politike, Hamza ritheksoi se PDK-ja mbetet e përkushtuar për ruajtjen e stabilitetit politik, promovimin e dialogut konstruktiv dhe avancimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat