Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për Kryeministër, Bedri Hamza, i pyetur në Pressing për gjuhën e papërshtatshme të kryeministrit Kurti karshi partive opozitare në fushatë, tha se është koncentruar në punë dhe tek qytetarët, duke mos i kushtuar vëmendje ofendimeve të kryeministrit.
Hamza në këtë pyetje tha “ecim tutje”, duke u fokusuar tek çështjet që e preokupojnë qytetarin.
“Unë thash që fushata ime është e koncentruar në diskutim, në punë, me votuesit, me qytetarët e Kosovës. Nuk e ndërroj origjinalitetin tim, kështu kam qenë, jam e do të vazhdoj, kështu që ecim tutje”, tha Hamza.



