Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, kërkon rinumërim të plotë në të gjithë vendin, pas mospërputhjeve të mëdha në rezultatet e kandidatëve për deputetë nga rinumërimi i pjesshëm.
Ai tha se rinumërimi i plotë është “i domosdoshëm”.
“Janë tepër shqetësuese mospërputhjet e mëdha të zbuluara gjatë rinumërimit të pjesshëm të votave. Në këto rrethana të krijuara, si Kryetar i PDK-së vlerësoj se rinumërimi i plotë i votave në të gjithë Kosovën është hap i domosdoshëm dhe i drejtë”, shkroi Hamza në një postim në Facebook.
Postimi i plotë:
Janë tepër shqetësuese mospërputhjet e mëdha të zbuluara gjatë rinumërimit të pjesshëm të votave. Në këto rrethana të krijuara, si Kryetar i PDK-së vlerësoj se rinumërimi i plotë i votave në të gjithë Kosovën është hap i domosdoshëm dhe i drejtë.
Institucionet përgjegjëse e kanë obligim kushtetues të veprojnë menjëherë për ta mbrojtur integritetin e procesit zgjedhor.
Çdo vonesë apo hezitim është cenim i drejtpërdrejtë i besimit qytetar.



