spot_img
E martë, 10 Mars, 2026
16:09
HomeKosovaHamza kërkon mbështetjen e Sllovenisë për integrimin evropian të Kosovës

Hamza kërkon mbështetjen e Sllovenisë për integrimin evropian të Kosovës

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, është takuar me ambasadorin e Sllovenisë në Kosovë, Borut Blaj.

Në njoftimin e PDK-së thuhet se gjatë takimit u diskutua për zhvillimet aktuale politike në Kosovë, marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet dy vendeve dhe proceset me interes të ndërsjellë.

- Advertisement -

“Kryetari Hamza e njoftoi ambasadorin Blaj për situatën politike dhe qëndrimet e PDK-së lidhur me stabilitetin institucional dhe orientimin euroatlantik të vendit. Kryetari Hamza shprehu mirënjohjen për rolin e ambasadës sllovene në Kosovë dhe kontributin e saj të vazhdueshëm në forcimin e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Sllovenisë, si dhe për mbështetjen ndaj Kosovës në proceset ndërkombëtare. Partia Demokratike e Kosovës vlerëson mbështetjen e Sllovenisë dhe mbetet e angazhuar për forcimin e partneritetit me vendet mike dhe aleate të Kosovës.”

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat