spot_img
E shtunë, 28 Shkurt, 2026
23:26
HomeKosovaHamza: Kurti tha se nëse PDK-ja e propozon dikë për President, do...

Hamza: Kurti tha se nëse PDK-ja e propozon dikë për President, do ta bëjnë edhe ata

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, tha se në takimin e sotëm me kryeministrin Albin Kurti, ia ka bërë atij një “ofertë të fundit”, që president i vendit të zgjidhet dikush i propozuar nga PDK-ja.

Hamza tha në një konferencë për media se në Lëvizjen Vetëvendosje nesër do ta mbajnë një mbledhje, por shtoi se Kurti e ka paralajmëruar se nëse PDK-ja do ta propozojë një emër, edhe ata do ta propozojnë një kandidat.

- Advertisement -

“Zoti Kurti, ata e kanë nesër Këshillin e Përgjithshëm dhe sipas asaj që kemi biseduar, kanë kërkesë që po qe se PDK-ja e propozon një kandidat, të vijë një kandidat i propozuar edhe nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe në këtë rast dihet përfundimi dhe cili është rezultati i votimit”, tha ai.

Hamza tha se oferta e sotme ishte” “mundësi konkrete dhe e fundit për t’i shmangur zgjedhjet e re”.

- Advertisement -

Ai tha se “tani mbetet të shihet nëse shumica parlamentare dhe zoti Kurti do të reflektojnë me seriozitet për t’i shmangur vendit zgjedhjet e reja”.

Kurti-Hamza diskutojnë në Kuvend për procesin e zgjedhjes së presidentit

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat