spot_img
E martë, 10 Mars, 2026
19:19
HomeKosovaHamza mbledh kryetarët e degëve: PDK-ja po hyn në një fazë të...

Hamza mbledh kryetarët e degëve: PDK-ja po hyn në një fazë të re riorganizimi

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, tha se ky subjekt politik “po hyn në një fazë të re riorganizimi”.

Bedri Hamza njoftoi për një takim në parti me kryetarët e degëve të PDK-së, me të cilët tha se diskutoi për zgjedhjet e brendshme.

- Advertisement -

“PDK-ja po hyn në një fazë të re riorganizimi. Zgjedhjet e brendshme, për të cilat sot diskutova edhe me kryetarët e degëve, janë hap i domosdoshëm për forcimin e PDK-së. Ne synojmë më shumë, sepse Kosova ka nevojë për më shumë. Ka nevojë edhe për një PDK më të fortë, më të hapur dhe më të organizuar”, shkroi mes tjerash ai.

Postimi i plotë:

- Advertisement -

PDK-ja po hyn në një fazë të re riorganizimi. Zgjedhjet e brendshme, për të cilat sot diskutova edhe me kryetarët e degëve, janë hap i domosdoshëm për forcimin e PDK-së. Ne synojmë më shumë, sepse Kosova ka nevojë për më shumë. Ka nevojë edhe për një PDK më të fortë, më të hapur dhe më të organizuar. Kjo kërkon punë të vazhdueshme, degë aktive dhe hapësirë më të madhe për të rinjtë, në çdo nivel të partisë.

Kjo është rruga për një PDK më afër qytetarëve dhe gjithnjë në shërbim të Kosovës.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat