Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka njoftuar për dy përkrahje të njëpasnjëshme nga figura liberale europiane, në prag të zgjedhjeve të 28 dhjetorit.
Hamza ka falënderuar fillimisht Karl-Heinz Paqué, president i Liberal International, për “mbështetjen e qartë për PDK-në dhe për mua personalisht”, duke theksuar se zëri i tij në përkrahje të orientimit evropian, stabilitetit dhe zhvillimit të Kosovës është një inkurajim i madh për qytetarët dhe për “misionin e përbashkët”.
Më pas, Hamza ka bërë të ditur edhe përkrahjen nga MEP Kyuchyuk, bashkëpresident i ALDE-s, duke e cilësuar si “inkurajim të madh” për të dhe për PDK-në që të vazhdojnë, siç u shpreh, “me përgjegjësi, seriozitet dhe vizion europian për të ardhmen e Kosovës”.
Mesazhet e Hamzës u shoqëruan me falënderim publik dhe me moton “Bashkë. Përpara.”, duke e prezantuar këtë përkrahje si sinjal mbështetjeje për kursin europian të PDK-së.



