spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
08:55
HomeKosovaZgjedhjet 2025Hamza në Dragash premton mbështetje për prodhuesit vendorë

Hamza në Dragash premton mbështetje për prodhuesit vendorë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për Kryeministër, Bedri Hamza, sot ka vizituar qumështoren “Sharri” në Komunën e Dragashit.

Hamza ka thënë se për qumështoren “Sharri” dhe të gjithë prodhuesit, do të ketë vetëm mbështetje, zhvillim dhe përmirësim të teknologjisë së punës.

- Advertisement -

Mund të jetë një imazh i 3 persona dhe spital

Hamza ka thënë se deri në 30 % do t’i mbulojnë investimet e prodhuesve vendorë me grante investive, sepse duke i përkrahur ata, i zëvendësojnë produktet e importit, e furnizojnë tregun me prodhime më të shëndetshme dhe eksportojnë më shumë.

- Advertisement -

Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe teksti

“Për qumështoren “Sharri” dhe të gjithë prodhuesit, do të ketë vetëm mbështetje, zhvillim dhe përmirësim të teknologjisë së punës. Për punëtorët, përmirësim të kushteve dhe paga më të dinjitetshme. Për bujqit dhe blegtorët që i mbushin tryezat tona me produkte vendore, do të ketë vetëm zgjerim të mbështetjes përmes subvencioneve dhe granteve investive.

Deri në 30 % do t’i mbulojmë investimet e prodhuesve vendorë me grante investive, sepse duke i përkrahur ata, i zëvendësojmë produktet e importit, e furnizojmë tregun me prodhime më të shëndetshme dhe eksportojmë më shumë.

#MaMirë për prodhuesit vendorë. #MaMirë për ekonominë. #PDK131”, ka shkruar Hamza.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat