spot_img
E premte, 6 Mars, 2026
22:46
HomeKosovaHamza nga Hannover: Do të krijojmë kushte për investimet e mërgimtarëve në...

Hamza nga Hannover: Do të krijojmë kushte për investimet e mërgimtarëve në Kosovë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryeministër të Kosovës, Bedri Hamza, publikoi një video nga një tubim që e pati në fundjavë në Hannover të Gjermanisë.

Hamza i pyeti të pranishmit “a po fitojmë”, ndërsa ata u përgjigjën me pohim.

- Advertisement -

“Po fitojmë sepse kështu po do diaspora jonë, se kështu po duan qytetarët e Kosovës”, tha ai.

Hamza iu tha mërgimtarëve se “përtej kontributit financiar” që e japin ata, “do të krijojmë kushte që ju të vini e të investoni në Kosovë”.

- Advertisement -

Në kuadër të turneut të nëntorit në diasporë, Hamza u prit të shtunën dhe të dielën edhe në Hannover e Köln ku mijëra bashkatdhetarë ai i falënderoi për pritjen dhe mbështetjen që tha se e mori për vizionin e tij në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

Hamza i ftoi mërgimtarët që të regjistrohen deri më 26 dhjetor, në mënyrë që të kenë të drejtën e votimit në zgjedhjet parlamentare

Hamza pritet të zhvillojë tubime të tjera në diasporë.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat