Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, Bedri Hamza, e ka përsëritur se preferenca e partisë është që koalicion paszgjedhor të ketë me Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Por, ka deklaruar se për këtë vendos sovrani në ditën e zgjedhjeve.
“Duhet t’i presim rezultatet e 9 shkurtit. Për mua koalicion i preferuar është koalicioni me partitë që tani ndodhen në opozitë, me Lidhjen Demokratike të Kosovës”, tha Hamza.
Hamza nuk ka vendosur që nga fillimi vija të kuqe për Lëvizjen Vetëvendosje, duke thënë se më e pëlqyeshme për partinë e vet do të ishte që qeveria e re pas 9 shkurtit të vinte nga formacionet politike opozitare.



