spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
11:03
HomeKosovaZgjedhjet 2025Hamza premton autostradë nga Qafa e Duhlit në Lipjan për lidhjen e...

Hamza premton autostradë nga Qafa e Duhlit në Lipjan për lidhjen e tri autostradave kryesore

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur sot një tubim me qytetarët e Suharekës.

Mund të jetë një imazh i 2 persona, turmë dhe teksti

- Advertisement -

Hamza u ka treguar qytetarëve për projektet e tij për komunën e Suharekës.

Mund të jetë një imazh i 2 persona, altoparlant, ndriçimi, turmë dhe tribunë

- Advertisement -

“Suhareka është ndër komunat më kontributdhënëse në buxhetin e Kosovës. Puna juaj e palodhshme i ka ndihmuar gjithmonë Kosovës. Në këtë rrugëtim të madh askush nuk do të lihet pas. Ky qytet dhe e gjithë kjo zonë do të jetë pjesë e rëndësishme e qeverisjes sonë. Diga e Dragaçinës, zona ekonomike e Suharekës, autostrada Duhël–Banullë – këto nuk janë thjesht vetëm projekte. Ne do të ndërtojmë segmentin e lidhjes së tri autostradave, që përfshijnë kyçjen Qafa e Duhlit–Carralevë e Shtime–Lipjan me kyçje në Banullë. Kjo është një nyje strategjike që do të lidhë korridoret rrugore kryesore të Kosovës, përkatësisht Autostradën e Kombit, që na lidh me Shqipërinë, atë “Arbën Xhaferi” që na lidh me shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, si dhe autostradën Prishtinë–Gjilan–Dheu i Bardhë, që na lidh me shqiptarët e Luginës së Preshevës”, ka thënë Hamza.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat