spot_img
E diel, 23 Nëntor, 2025
11:13
HomeKulturëShowBizHamza premton mbështetje për Kamenicën dhe zonë të lirë ekonomike

Hamza premton mbështetje për Kamenicën dhe zonë të lirë ekonomike

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, Bedri Hamza ka thënë se Kamenica do të lidhet me autostradë dhe se do të ketë ndërtohet zona e lirë ekonomike te Dheu i Bardhë.

Ai këto premtime i bëri sonte në një tubim elektoral në Kamenicë, të cilin e quajti qytet të pasurive nëntokësore dhe ndërmarrësve të suksesshëm, por edhe qytet i energjisë së ripërtërirë dhe inovacionit.

- Advertisement -

“Jam këtu në Kamenicën e Metush Krasniqit, jam këtu në Kamenicën e Kadri Zekës, jam sonte këtu në mesin e shumë patriotëve dhe kontribut-dhënëse për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës gjatë gjithë fazave të historisë”, u shpreh Hamza.

Po ashtu, Hamza premtoi edhe rritjen e pensioneve kontribut-dhënëse dhe atyre të familjeve me asistencë sociale.

- Advertisement -

“Invalidët e luftës asnjëherë nuk do të bëhen me mungesën e përkujdesjes shëndetësor dhe përkrahjes së institucioneve në trajtimin e tyre shëndetësor… do të rrisim edhe pensionet kontribut-dhënëse edhe pensionet e familjeve me asistencë sociale, pensionet e parakohshme të Trepçës, TMK-së, FSK-së, të gjithë atyre që realizojnë pagesa përmes buxhetit të Kosovës”, tha ai.

Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza u zotua se gjatë qeverisjes së tij Kamenica do të lidhet me autostradë.“Autostrada për Gjilan do të përfundohet, por jo në Gjilan, te Dheu i Bardhë, lidhja e korridoreve ndërkombëtare. Kamenica do të lidhet me autostradë… do të ndërtohet zona e lirë ekonomike te Dheu i Bardhë me qëllim strategjik që t’i lidhë dhe t’i punësojë njerëzit edhe nga Kamenica, edhe nga Gjilani, por edhe nga Lugina e Preshevës që njerëzit të kenë vende të punës, por të qëndrojnë në vendet e tyre”, u shpreh Hamza.

Më 11 janar ka nisur fushata e partive politike për zgjedhjet e 9 shkurtit, të cilat mbahen për herë të parë të rregullta në Kosovë pas shpalljes së pavarësisë.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat