spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
07:32
HomeKosovaZgjedhjet 2025Hamza premton më shumë mbështetje për gratë

Hamza premton më shumë mbështetje për gratë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një takim me gra nga rajoni i Prishtinës.

Hamza ka premtuar përkrahje për gratë, për t’ua lehtësuar barrën e përgjegjësive familjare.

- Advertisement -

“Çdo ditë ju e mbani këtë vend në këmbë, jo me fjalë, por me punë, me sakrifica të heshtura dhe me një dashuri të madhe. Nuk kërkoni duartrokitje, por vërtet meritoni gjithçka. Do t’i fuqizojmë gratë që të jenë të pranishme në çdo sektor, madje edhe aty ku tradicionalisht janë konsideruar profesione të papërshtatshme për to, si policia, ushtria dhe institucionet e sigurisë. Në programin e Partisë Demokratike janë të parashikuara 100 euro subvencione për secilin fëmijë, çdo muaj, për të gjitha ato gra që detyrohen t’i dërgojnë fëmijët në çerdhe private”, ka thënë Hamza.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat