spot_img
E enjte, 19 Shkurt, 2026
23:58
HomeKosovaHamza takohet me ambasadorin austriak, e falënderon për përkrahjen ndaj Kosovës

Hamza takohet me ambasadorin austriak, e falënderon për përkrahjen ndaj Kosovës

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Georg Schnetzer.

Gjatë takimit, Hamza shprehu mirënjohje për përkrahjen e vazhdueshme që Austria i ka dhënë Kosovës ndër vite, si në aspektin politik, ashtu edhe në atë ekonomik, duke e vlerësuar rolin e saj si një partner i rëndësishëm në proceset shtetformuese dhe zhvillimore të vendit.

- Advertisement -

Duke folur për zhvillimet aktuale politike, Hamza theksoi se mbetet për t’u parë qasja e partive të tjera në fazën e ardhshme, duke shtuar se stabiliteti institucional dhe bashkëpunimi janë thelbësore për tejkalimin e sfidave politike.

Hamza pohoi se PDK ka qenë konstruktive gjatë gjithë kohës dhe do të vazhdojë të jetë bashkëpunuese në gjetjen e një rrugëdaljeje dhe zgjidhjeje në interes të shtetit.

- Advertisement -

Kryetari Hamza shtoi se vetëm përmes koordinimit të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë, Kosova mund të avancojë drejt integrimeve euroatlantike dhe forcimit të pozitës së saj në arenën ndërkombëtare.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat