spot_img
E enjte, 20 Nëntor, 2025
20:50
HomeKosovaZgjedhjet 2025Hamza thotë se gratë e Krushës arritën të ndërtojnë biznes të suksesshme

Hamza thotë se gratë e Krushës arritën të ndërtojnë biznes të suksesshme

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për Kryeministër, Bedri Hamza, ka vizituar sot gratë e Krushës në ambientet e koperativës bujqësore “Krusha”.

Mund të jetë një imazh i 2 persona, televizori dhe teksti

- Advertisement -

Hamza në “Facebook”, ka shkruar se puna e Fahrije Hotit dhe e grave të Krushës nuk është thjesht një punë e zakonshme, por frymëzim.

Mund të jetë një imazh i 4 persona

- Advertisement -

Nga kultivimi i produkteve bujqësore që e filluan për mbijetesë, Hamza ka thënë se ato arritën të ndërtojnë një biznes shumë të suksesshëm.

Mund të jetë një imazh i 5 persona dhe lakër jeshile

“Është inkurajues fakti se ju jeni biznes i themelun edhe i udhëhequr nga gratë. Ju këtu punësoni gra, vajza dhe është krenari me ju pa. Na kemi parapa që të ketë lehtësira për biznese, sidomos ndërmarrjeve që merren me përpunimin e produkteve bujqësore. Sigurisht që duhet të ketë grante, duhet të ketë zgjerim të subvencioneve. Jemi duku punuar shumë dhe do ta bëjmë sigurimin e kulturave bujqësore. Përtej kësaj, sidomos me grante, do të ndihmojmë në zgjerimin e kapaciteteve përpunuese. Nuk është e mjaftueshme veç me prodhu, po është e rëndësishme edhe me i paketu, edhe me i konservu, edhe me i rujtë, edhe me i përmbush standardet për me eksportu”, ka thënë Hamza.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat