spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
20:53
HomeKosovaZgjedhjet 2025Hamza thotë se pensionet bazike do t’i rrisë për 70 %

Hamza thotë se pensionet bazike do t’i rrisë për 70 %

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për Kryeministër, Bedri Hamza, ka publikuar një video të një pensionisti, i cili ankohet se me të po e ka problem t’i blej edhe gjërat esenciale për vete.

“Çmimet janë rrit gjithkah. Barnat, ushqimet, krejt, u bë e pamundur me mbyll muajin me këtë pension”, thotë pensionisti.

- Advertisement -

Ndërsa, Hamza thotë se asnjë i moshuar nuk duhet të jetojë me frikën se nuk do ta ketë përkrahjen e shtetit.

“Pensionet bazike do t’i rris për 70%. Pensionistët kanë punuar shumë gjithë jetën e tyre dhe tash është koha që ne të punojmë për ta”, thotë Hamza.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat