spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
06:44
HomeKosovaZgjedhjet 2025Hamza zhvilloi një takim me studentë në Prishtinë

Hamza zhvilloi një takim me studentë në Prishtinë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një takim me studentë në Prishtinë.

Hamza ka premtuar se çdo vit do t’i ndajnë nga 25 milionë euro si bursa studentore për të rinjtë.

- Advertisement -

Mund të jetë një imazh i një ose më shumë persona, violinë, altoparlant, turmë dhe teksti

Ai ka thënë se Fondi Shtetëror i Bursave është një mundësi e mrekullueshme për të gjithë studentët që t’i ndjekin ëndrrat e tyre, pa u penguar nga barriera financiare.

- Advertisement -

Mund të jetë një imazh i 1 person, turmë dhe teksti

“Unë besoj te potenciali i studentëve tanë. Çdo vit, 25 milionë euro do t’i ndajmë si bursa studentore për të rinjtë e Kosovës. Ata do të studiojnë, punojnë dhe do ta ndërtojnë karrierën e tyre në vendin tonë.

Fondi Shtetëror i Bursave është një mundësi e mrekullueshme për të gjithë studentët që t’i ndjekin ëndrrat e tyre, pa u penguar nga barriera financiare.

#MaMirë #PDK131”, ka shkruar Hamza.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat