spot_img
E premte, 19 Dhjetor, 2025
17:35
HomeKulturëHapet ekspozita me fotografi të rralla të Aleksandër Moisiut nga arkivat austriake

Hapet ekspozita me fotografi të rralla të Aleksandër Moisiut nga arkivat austriake

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

45 foto dhe dokumente të rralla e të panjohura më parë, janë pjesë e ekspozitës “Aleksandër Moisiu: Njeriu dhe Artisti”, e çelur sot në mjediset e Universitetit “Aleksandër Moisiu” të Durrësit.

Kjo ekspozitë vjen në 20-vjetorin e themelimit të Universitetit, si rezultat i një pune kërkimore 7-vjeçare, të studiuesit Pjetër Logoreci, në arkivat austriake. Rektori UAMD priti studiuesin Logoreci pas ardhjes së tij nga Vjena, enkas për t’iu bashkuar stafit të universitetit në çeljen e ekspozitës “Aleksandër Moisiu: Njeriu dhe Artisti”.

- Advertisement -

Gjatë takimit, studiuesi Logoreci u shpreh se fotot e rralla të mbledhura nga arkivat e Vjenës ia dhuron UAMD-së. Rektori, dr. Shkëlqim Fortuzi, shprehu vlerësimin më të lartë dhe mirënjohjen e thellë për Pjetër Logorecin, për punën e shkëlqyer arkivore dhe promovimin e figurës së Aleksandër Moisiut.

“Ky dhurim shënon një kontribut tejet të çmuar e të jashtëzakonshëm në fillimin e ngritjes së fondit të rrallë arkivor për UAMD-në mbi figurën e këtij personaliteti epokal shqiptar, me famë ndërkombëtare, emrin e së cilit mban me krenari universiteti ynë”, u shpreh Fortuzi. /atsh

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat