spot_img
E premte, 3 Prill, 2026
12:34
HomeKosovaHaradinaj: 17 Shkurti na kujton përpjekjet për liri dhe se ëndrrat bëhen...

Haradinaj: 17 Shkurti na kujton përpjekjet për liri dhe se ëndrrat bëhen realitet kur je i vendosur

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka publikuar fotografi nga homazhet në Prekaz dhe ka thënë se dita e 17 shkurtit kujton “përpjekjet për liri të brezave” dhe se “ëndrrat më të mëdha bëhen realitet kur je i vendosur dhe në të drejtën e Zotit”.

Mund të jetë një imazh i 2 persona, turmë dhe teksti

- Advertisement -

“Kur Kosova po shënon ditëlindjen e shtatëmbëdhjetë të shtetësisë, u përkulëm me nderim të thellë në Prekaz, para varrezave të Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe familjes heroike. Kjo ditë na kujton përpjekjet për liri të brezave, bashkëluftëtarët e rënë, e na përkujton se edhe ëndrrat më të mëdha bëhen realitet kur je i vendosur dhe në të drejtën e Zotit. Ta mbrojmë e forcojmë këtë liri që u fitua me gjakun e më të mirëve të kombit. Lavdi e përjetshme të rënëve për liri! Gëzuar dita e Pavarësisë”, ka shkruar ai.

Mund të jetë një imazh i 3 persona

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat